Përparim Rama paralajmëron rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030

Kryetari i komunes se Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, pasi sipas tij, institucionet nuk kanë dhënë përgjigjet e nevojshme. Rama ka bërë të ditur se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) do ta shqyrtojë situatën më 19 dhjetor, kur pritet të procedohet edhe me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme për të vendosur për të ardhmen e organizimit. Ai ka kritikuar Qeverinë dhe Komitetin Organizativ, duke thënë se, ndonëse Prishtina i ka fituar lojërat dhe ka përgatitur masterplanin e projektet, mungesa e veprimeve institucionale po e rrezikon këtë mundësi për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kaos në Tiranë: protesta përshkallëzohet, sulmohen institucione e biznese

Protesta në Tiranë u shndërrua në përplasje të dhunshme, ndërsa protestuesit u zhvendosën në disa …