Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: THËRRASIN KOHËRAT: “ENVER HOXHA, O TUNGJATJETA!”

 * Enver Hoxhës, në 118-vjetorin e lindjes!

Ja mestetori, krenar me Tëndën gjashtëmbëdhjetë;

Ndriti dritëjetë e Tij, lindur më nëntëqind e tetë!

Argjiro Nëna, lindi birin që nuk ka të vdekur;

Enver Diellorin, dritë e Tij, nuk njeh të tretur!

Sup më sup si malet tona, tetorët Enverianë;

Lidhur me një besë shqiptarie, zemrat kanë.

Flakërima tetoriane terrin çan, Enveri ndrin;

E Tij diellmendje, dritëjetë për Shqiptarinë!

Kulmojnë vite, shekuj, iu prin gjenial Enveri;

Vdes i ligu, dritës së Tij, ta shuaj don i mjeri!

Rron drita Enveriane, se rron zemërnjerëzimi;

S‟çel liria pa atë dritë, vdes ëndrra e gjykimi!

Mbajnë tetorët dritëlindje, ata vrasin terrvdekje;

Si universali ligj jete, tok, shtyjnë para vlera jete!

Jo, s‟ndal trokthkoha në të pandalshmin vrapim;

Me Enverin, lidhur shekujt besë, për mosdorëzim!

Sa herë Dielli shkrep mbi timin mal Shkëlzen;

Në vigangjoksin e tij, rrezja shkruan, “Enver”!

Ashtu udhëjeta, një rrezengjitjeje në të përpjeta;

Maldritënori, besëlidhur me Enverin sa rron jeta!

 * * *

Se ç‟bëri Enver Hoxha për atdhe e shqiptari;

Mbarë bota e dëshmoi, ndaj u mbulua me lavdi!

Qe thellë, humbëtirash terri, honethellash, atdheu;

– Nxire Ti, o Enver! – i foli vëllamadh, Skënderbeu!

Mendje e zemër, historia, trimit ia ushqeu;

Kreshnikët, legjendat lanë, në zemër iu futën.

Çau mendjeshpatë e Tij, udhënderin na rrëfeu;

Vdiqen ligësitë para Tij, edhe sot, ato i tuten!

Mundi shekujzinj terri, na soll Epokëdritën;

Me grusht çeliku qëlloi të keqen, vrau frikën!

Frymë e Enverit, zgjoi kohërat, iu dhe emër;

Frymë lavdie ajo, prore në të kombit zemër!

Diellmendja e Tij, na çeli sytë, njohëm lirinë;

Na ngjiti përkrah me Diellin, rritëm krenarinë.

S‟na la, ta harrojmë gjakderdhurin, për atdhe;

-Para atij gjaku, – na tha prore, – në gjunj ne!

Na e shkuli mendjes terrin, dritë asaj mbolli;

Shpirtin, na e qeroi ligësish, tok na mblodhi!

Na futi në gjak, punën, dijen, na emancipoi;

Histori, gjenezë, kulturë, gjuhë, na i lartësoi!

Me kazmë, pushkë e penë, lartësuam atdhenë;

Të na vrisnin rezezat donin, ua shuante rrufenë!

Kala vigane bëri Shqipërinë, Ai, habiti botën;

Fjalës së Tij, dridhej hasmi, ajo tundte tokën!

S‟bëri pazare në kurriz të lirisë, as të atdheut;

S‟u tut, s‟u dorëzua, shëmbëlltyrë e Prometut!

Pati, frymë jete Ai, bash si frymë e Skënderbeut;

Ia hoq kombit mbi krye, Shpatën e Demokleut!

Bëri gjithë një popull mendjendritur, me dinjitet;

Si Ai e, Kastrioti, askush s‟u tret për vend të vet!

Botës njohur, kush me Të desh të matej, e pësoi;

I Tij krah burri, kurrë, dore Flamurin s‟e lëshoi!

Me Ty, Enver, u ngjitëm lart e, majat pushtuam;

Me Ty, Enver, Atdheut, me dritë, emrin ia shkruam!

Me Ty, Enver, mundem terrin, e ndritëm jetën;

Më Ty, Enver, gëzuam lirinë, rrokëm të vërtetën!

Teje, Enver, buron urtësia, dritudhëtimi ynë;

Teje, Enver, mësuam të mos kthejmë, sa era fryn!

Ti, Enver, ndrite tonat jetë, pra, je i yni Diell;

Me yjet e Universit, shkruar emri Yt, në qiell!

 * * *

Ç‟kanë motet, rënkojnë, hapat iu rëndojnë?!

Muajt, ditët, hutuar, s‟po dinë nga shkojnë!

Jo, kurrsesi! Malet, ikjen Tënde s‟e pranojnë;

Ditët, nga ikja Jote, bash si netë po ngjasojnë!

Po, po! Qan Shqipëria, se s‟të ka në ballë Ty!

Të pat diell e jetë, sot ajo, pa Ty, s‟ka, as sy!

Fantazmë e vdekjes, lakuriq bredh ndër ne;

Flakë qielli, toka prush, ah, i mjeri, atdhe!

Sot, vuan populli, s‟feston si kohës Tënde;

Jetës, tradhtarët, ia dogjën shpresën, ëndrrën!

Zemërimi, po ia vë, flakën Shqipërisë;

Mjerë Atdheu, pëson, në vend të tradhtisë!

Sot e ardhmja e kombit, dalë ka në rrugë;

Tradhtarët, gjysmëkombin, atdheut përzunë!

Jo flakë Shqipërisë, digjni politikën tradhtare;

Nazifashizmi sundon, ballë saj rinia shiptare!

 * * *

Ah, o bir Enver, kombin ç‟e mposhti halli!

Politikëtradhtarja, keq na shiti tek djalli!

Ne, vatërpërzënë, ngjan fantazmë, atdheu;

Ik e ik shqiptari, keq kuçedra, na mbërtheu!

Sot pushtetkrimi, Atdhenë, nxjerr në pazar;

Ka shkuar jeta në fije peri, gati po këputet!

Së harbuari kurvëpolitika, poll të ligën farë;

Lojëlashta kungulleshë, ende, ndër ne luhet!

Prore kërkojnë malet, Diellin që i ndrinte;

Ku janë trimat syfajkoj, gjumi nuk i zinte?

Ikur ditëlumturat e punës, tyre ne u rritem;

Ditënetët, rendnin tëra, në të punës ritëm.

Sot, o Kryeburrë, Enver, bën njeriu se rron;

S‟njeh koha shije jete, se vdekja e sprovon!

Qe njeriu, më i çmuari kapital, sot i pavlerë;

 E mjerimit gjallesë, njeriu, në ferr mbijeton!

Jo, s‟duroj! Do të flas me Ty, o sa kam mall!

Rrjedh imi lum i mendimit, s‟del gjë ta ndalë.

Koha rrodhi, dot s‟e ndala, deshi t‟na largojë;

Ndjej vrapkohën, nesh vjen, ne të ma afrojë!

Tunden malet hallerëndash, shkëmbinj shkëputen;

Turbulluar mendja, zemra, urtësitë zunë u strukën.

Jetojmë fallso, o Enver, sot, po na kodifikojnë:

Me robotër “inteligjentë”, arsyen zëvendësojnë.

S‟din bota ç‟bën, „Zotin‟ po takoi, ajo e çmend!

S‟ngopet, as Gobseku modern, paraje zënë peng!

S‟është më kohëvlerëta që na dhurove, o Enver;

Asaj lavdikohe, shtetkrimi, po i vret, emër, nder!

Mbetur Nënëlokja me duar në gji, veç vajton;

Mes lotësh në kuje, ligje, emrin Tënd shqipton.

Ty, s‟të lindi nëna për një stinë, je për një jetë;

Dhe nga përtejvdekja, me ne, Enver, prore felt!

Rron urtësia, lavdia, s‟vdes Enveri, Yllshqipe;

Majakreshtash urtësish, dritëron, o Yll drite!

Që andej pavdekësie, felt me ne – ndër ne rron!

Kombi, botënjerëzorja, frymës Tënde, frymon!

Sot kuçedra, pandeh se Ti ke vdekur, s‟din ç‟bën;

Se në detpopull oshëtin emri Yt, vendi s‟i zihet vend!

Sot kapitalsistemi – imperializëm, fundvetin prek;

Po zgjohet detnjerëzori, e ardhmja Botëre, po troket!

Galaktikës Botëre, pesë diej të pashuar, jetë i falin;

Mbledhur, tok kuçedërhanja globale, dot s‟e ndalin!

Yllësia, o Enver, të mban në gji, i duhet drita Jote;

Pa dritëjetën Tënde, shuhet dritë e jetë e kësaj bote!

 * * *

Erdhën, ikën tetorë, plot njëqind e tetëmbëdhjetë;

Rendin shekujmote, prore tyre, Jotja frymëjetë!

Në kapëcylle historie, për urtësi, kombin thërret;

Humbur yllpolarin, po Ty, kombi mbet‟ i shkretë!

Ende trojet tona ndarë, copa-copa, nën pushtim;

Gjak derdhi shqiptari, bëri Epope Adem Jashari!

Me idealin Tënd, luftoi, fitoi mbi shkja shqiptari;

Serish skuqëm tokën, por na ra moderni pushtim!

S‟po na njohin, pa e falur ne, pushtuesin gjakatar;

Kësi aleatësh, s‟do i pranonte, as tufa me gomerë!

Të ishe, Enver, s‟ruanim kufij shqiptaro-shqiptarë;

Bashkim Kombëtar, trojetonsh, do kishim kaherë!

Shitur politika tek hasmi, e hedh vallen e djallit;

Zhytur në krim, e harroi familjemadhën e Jasharit!

Bash ata që luftuan, peng i mban drejtësia “aleate:

I mashtuan luanët, votuan kurthën,“gjykatë speciale”!

Se deshi serbi aso gjykate dhe, fëmia e kuptoi;

Besuan në besëprerës historikë, Kosova pësoi.

Ti, Enver, të kishe qënë, do të na i hapje sytë;

Intrigave, trysnive, lojëfjalëve, iu bëje pritë!

Sot politika mes shtetesh shqiptare, thikë më thikë;

S‟don askush ta lëjë shokun, t‟i bëjë mirë popullit.

Iu është bërë mendja kolltuk, atij shohin ardhmërinë;

Por ç‟e do, syterrsia, s‟po i lë ta shohin shqiptarinë!

Harruan luftën komandantët, zhytur ata, në kamje;

Këndej Drini politika, nxjerr Atdheun në ankande!

Joshet sionizmi kriminel, me “rezervëtoka”, tek ne;

Falin ishull e gadishull, portëmbrojtjet për atdhe.

Ah, Enver, ç‟të të them, goja nuk m‟i nxjerr!

U fëlliq çdo gjë, nuk ka moral më e, as fytyrë.

Populli në zgrip jete, këta tallen me videoseks;

Kurvëpolitikës i rrahen shpatullat, ç‟mënxyrë!

Datëlindjen ke, o Enver, më fal se të lëndova;

S‟durova dot, si prore në Ty besuar, bisedova!

Don atdheu edhe kombi, me Ty të kuvendojë;

Mbet Shqipëria pa shqiptarë, vallë, si durojmë?!

 * * *

E di, se e shikoj stinëdritën, tek po lind prapë;

Dhe se e gjatë natëdimri, vdes ajo, lind verë.

Vjen stinëbegata, harliset jeta në stinëgjatë;

Veçse Ti, Enver, edhe dimrat i bëje pranverë!

Brez pas brezi, tetor pas tetori, Enver kujtohesh;

Në të vetën zemër të mban kombi, saj madhnohesh.

Në flamur lavdie kthyer Ti, tonës vetëdije rritesh;

 Rron Enver, të rrit kombi, Teje dhe vdekja fshihet!

Drita Jote, i shpëndan retë, saj vjen Botëreja!

Serish majalartash ngjitemi, s‟na tremb rrufeja!

Ti, ylldrita jonë, na prin prore për kah e vërteta;

Thërrasin kohërat: Enver Hoxha, o tungjatjeta!

 Tiranë, më 16 Tetor 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Marmara Kurbini: Ka njerëz që, edhe kur heshtin, vazhdojnë të flasin

Ka njerëz që, edhe kur heshtin, vazhdojnë të flasin. Tri vite ai nuk mundi të …