|
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n’lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t’rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t’bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Vaso Pashë Shkodrani
… nga zemërplasja, dikur shkroi Vaso Pasha
nga zemërplasja sot po shkruajmë ne
Shqipëri ç’po ngjet
Shqipëri ku je?
armiqtë e përjetshëm hilen e fshehur në gji
ndër shqiptarë e shtinë
në emër të shqiptarëve të marrët po djegin Shqipërinë
mos i falë o zot
ata shumë mirë çka bëjnë po e din
me dashje po kallin me zjarr Shqipërinë
po djegin me zjarr ardhmërinë
mos i fal o zot
ata me vetëdije e me dashje
po djegin Shqipërinë
po djegin për se gjalli edhe shpirtin tim!!!
18.10.2026
Mehmet Bislimi
|