Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zyrtarizuar si përfaqësues i Grupit Parlamentar të PDK-së në Grupin Punues për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e Apelit në Hagë. Me caktimin e Enver Hoxhajt, kompletohet përfaqësimi i PDK-së në këtë grup, i cili ka për qëllim hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Grupi Punues synon të bashkërendojë mbështetjen institucionale dhe shtetërore për ish-krerët e UÇK-së gjatë kësaj faze të procesit gjyqësor në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
