Në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur, kam propozuar ndarjen e 1 milion eurove për proteza dhe pajisje për invalidët e luftës së UÇK-së, propozim i cili u përkrah në këtë komision.
Fatkeqësisht, sot ky propozim dështoi të kalojë në Komisionin për Buxhet, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan.
Është e papranueshme që për nevoja kaq të domosdoshme të atyre që sakrifikuan shëndetin dhe trupin për lirinë tonë, të mos ketë mbështetje të mjaftueshme institucionale. Invalidët e luftës nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, përkujdesje dhe mbështetje për nevojat e tyre jetike.
Marre!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
