Teuta Haxhiu kritikon pushtetin për protezat e invalidëve të luftës, akuzon edhe Faton Pecin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar në Kuvend pushtetin për mosmbështetjen e ndarjes së një milion eurove për protezat e invalidëve të luftës. Ajo ka paraqitur rastin e një personi me 90 për qind invaliditet, i cili, sipas saj, ka arritur t’i sigurojë protezat vetëm me ndihmën e miqve. Gjatë fjalimit, Haxhiu ka folur edhe për sulmet ndaj Daut Haradinajt, duke përmendur bashkëshortin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci. Për Pecin, ajo ka pretenduar se mbahet mend për skandale, duke përmendur rastin e ushqimit me mish të skaduar të fëmijëve në çerdhe. Një ditë më parë, Komisioni për Buxhet nuk e mbështeti ndarjen e një milion eurove për protezat e invalidëve të luftës: pesë deputetë votuan pro, një kundër dhe pesë abstenuan.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …