Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kërkon hetim për incizimin në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hetim të menjëhershëm lidhur me incizimet e publikuara në YouTube nga një person i identifikuar si Matt Nadin, i cili, sipas tij, ka hyrë në kampin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë. Në seancën plenare të Kuvendit, Ramadani ka thënë se bëhet fjalë për një objekt me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare dhe ka ngritur dyshime nëse hyrja mund të ketë qenë një testim armiqësor. Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e reagimit të diplomacisë së Kosovës pas vizitës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në Rusi dhe deklaratave të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, të cilat, sipas tij, përmbanin kërcënime ndaj sigurisë së Kosovës. Ramadani ka vlerësuar se mungesa e reagimit tregon se vendi nuk ka një plan konkret për t’u përballur me këto zhvillime.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …