Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, duke përmendur rritjen e vdekjeve në spitalet rajonale dhe të rasteve të reja me tumore. Ajo ka deklaruar se gjatë gjashtë viteve të fundit vdekjet në spitalet rajonale janë rritur për 30 për qind, ndërsa rastet e reja me tumor në QKUK për më shumë se 42 për qind. Ymeri ka thënë se këto zhvillime kanë ndodhur kryesisht gjatë periudhës kur Vitia ka qenë në detyrë, duke e kritikuar për atë që e cilësoi si mungesë të përqendrimit në problemet urgjente shëndetësore. “Nuk e di qysh flen natën kur dikush në gjoks e ka kancerin, e ju e rregulloni mindilin”, ka deklaruar Ymeri. Ajo ka shtuar se çdo vit nga Kosova largohet një numër njerëzish sa popullsia e qytetit të Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kërkon hetim për incizimin në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hetim të menjëhershëm lidhur me incizimet e publikuara …