Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të ndryshojë asnjë dispozitë të një ligji të kthyer për rishqyrtim nga Presidentja, por duhet të votojë për tekstin e miratuar fillimisht. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se kjo çështje është përcaktuar nga një standard kushtetues, duke sqaruar se vetoja presidenciale nuk mund të shërbejë për ndryshimin apo plotësimin e përmbajtjes së ligjit. Sipas Hasanit, për ta miratuar sërish ligjin e kthyer nga Presidentja kërkohen së paku 61 vota të deputetëve, në përputhje me nenin 80, paragrafin 4, të Kushtetutës. Nëse nuk sigurohet kjo shumicë, ligji nuk miratohet. Ndërsa, nëse Kuvendi synon të ndryshojë përmbajtjen e tij, duhet të nisë një procedurë të re legjislative. Deklaratat e Hasanit vijnë pasi Partia Demokratike e Kosovës i kërkoi presidentes Justina Shiroka-Pula kthimin për rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me synimin për të plotësuar dispozita të caktuara dhe për të forcuar sigurinë juridike. PDK-ja e ka cilësuar ligjin si nismë të saj, ndërsa Presidenca ka bërë të ditur se kërkesa lidhet veçanërisht me juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës në Hagë, si dhe me të drejtat kushtetuese të personave që po gjykohen atje.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …