Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet kjo çështje. Latifi ka thënë se deputetët e AAK-së e kanë mbështetur ligjin në të dy leximet, me synimin për të kundërshtuar atë që e konsiderojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shprehur pakënaqësi për kthimin e ligjit nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se kjo qasje nuk është mënyra e duhur për t’i ndihmuar ish-udhëheqësit e UÇK-së. “Është gabim të trajtohet në këtë mënyrë një ligj kaq serioz, për të cilin kanë kërkuar qytetarët që kanë protestuar për 20 ditë e 20 net rresht”, ka deklaruar Latifi. Ai ka paralajmëruar se trajtimi i kësaj çështjeje pa seriozitet rrezikon të zhvlerësojë përkushtimin e qytetarëve dhe të rinjve që kanë shprehur solidaritet me ish-krerët e UÇK-së. “Ne konsiderojmë se nuk duhet të bëhet asnjëherë lojë e ndyrë me gjithë përkushtimin dhe vullnetin që janë dëshmuar nga rinia dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. Ndërkohë, Presidenca ka bërë të ditur se kërkesa për rishqyrtim lidhet me dispozitat për juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës në Hagë, si dhe me garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara.

Kontrolloni gjithashtu

De Groot ka bërë thirrje për shfrytëzimin e mekanizmave ligjorë

Qëndrimi i Kryetares së Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot nuk përbën vlerësim për …