Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar raportin institucional për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke vënë në pah faktin se ai e cilëson rastin si “dhunë në familje”, në vend që ta emërtojë qartë si vrasje. Musliu ka kërkuar përgjegjësi politike nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke theksuar se raportet dhe konferencat për media nuk mund ta zëvendësojnë llogaridhënien. “Arlinda është vrarë. Nuk jeton më”, ka shkruar Musliu, duke kërkuar që tragjedia të emërtohet pa ekuivoke dhe dështimet institucionale të trajtohen me seriozitet. Ajo ka kërkuar dorëheqjen e Gërvallës, duke e cilësuar të papranueshme mungesën e përgjegjësisë politike përballë një rasti ku viktima kishte kërkuar mbrojtje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
