Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe rëndësia e forcimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët. Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij vendi në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane. Ajo gjithashtu ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
