Komisioni Evropian

Rekomandimet e Komisionit Evropian

Për vitin e ardhshëm, Komisioni Evropian kërkon nga Kosova miratimin e legjislacionit që buron nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe zhvillimin e konsultimeve të reja për projektligjet e rishikuara. Po ashtu, kërkohet forcimi i mekanizmave të integritetit, llogaridhënies dhe efikasitetit në gjyqësor dhe prokurori, duke përfshirë përgjegjësitë e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe rritjes së efikasitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, rasteve të tjera të profilit të lartë dhe rasteve të dhunës me bazë gjinore. Raporti i vitit 2026 paraqet kështu një vlerësim kritik të funksionimit të drejtësisë në Kosovë, duke e identifikuar ndikimin politik dhe ekonomik, mungesën e llogaridhënies dhe ngecjen e reformave si ndër sfidat kryesore në rrugën e vendit drejt standardeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Identifikohen edhe tre viktima të “Grupit të Intelektualëve”, pas 27 vjetësh nga zhdukja me dhunë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka konfirmuar identifikimin e tri viktimave të tjera të …