Ariana Musliu-Shoshi: Raporti i BE-së dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë Kurti dhe rezultateve në integrimin evropian

 Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të rezultateve në procesin e integrimit evropian, duke u mbështetur në gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026. Përmes një reagimi publik, Musliu-Shoshi ka vlerësuar se raporti nxjerr në pah dallimin ndërmjet deklaratave dhe premtimeve të ekzekutivit për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe përparimit real në përmbushjen e reformave. Sipas saj, ngecje dhe mungesë progresi evidentohen në disa sektorë, përfshirë funksionimin e gjyqësorit, kontrollin financiar, mbrojtjen e mjedisit, bujqësinë dhe transformimin digjital. Ajo ka veçuar edhe rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe mungesën e përparimit në reformat e shëndetësisë. Deputetja e PDK-së ka ngritur shqetësime edhe për raportin e zyrtarëve të lartë qeveritarë me mediat dhe gazetarët. Duke iu referuar gjetjeve të raportit, ajo ka kritikuar gjuhën dhe akuzat ndaj përfaqësuesve të mediave, përfshirë edhe nga kryeministri Albin Kurti. Musliu-Shoshi ka theksuar se liria e medias përbën një nga standardet themelore evropiane dhe një detyrim demokratik, ndërsa ka kërkuar nga pushteti transparencë dhe përgjegjësi ndaj pyetjeve të gazetarëve, në vend të diskreditimit të tyre. Deputetja ka paralajmëruar se pasojat e mungesës së reformave nuk mbeten vetëm në raportet ndërkombëtare, por i bartin drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Rekomandimet e Komisionit Evropian

Për vitin e ardhshëm, Komisioni Evropian kërkon nga Kosova miratimin e legjislacionit që buron nga …