Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të dalë para mediave të enjten, më 5 nëntor, në një konferencë për media që do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00. Konferenca do të zhvillohet në hotelin “Manami”, ndërsa ftesa u është përcjellë përfaqësuesve të mediave. Ndonëse organizatorët nuk kanë bërë të ditura paraprakisht temat që do të trajtohen, konferenca pritet të tërheqë vëmendjen e opinionit publik për zhvillimet dhe angazhimin e platformës “Liria ka Emër”. “Liria ka Emër” – konferencë për media, të enjten, në orën 14:00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
