Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen historike amerikane ndaj Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar veteranët e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranëve. Haradinaj ka vlerësuar lart shërbimin, sakrificën dhe kontributin e veteranëve amerikanë, duke theksuar se populli i Kosovës do të mbetet përherë mirënjohës për rolin e tyre në mbështetjen e lirisë së vendit. “Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në mesazhin e tij përkujtimor. Dita e Veteranëve në SHBA shënohet çdo 11 nëntor, në nderim të të gjithë atyre që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura amerikane. Për Kosovën, kjo ditë mbart edhe një domethënie të veçantë, si shprehje e mirënjohjes për miqësinë dhe mbështetjen amerikane në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
