Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e stabilitetit institucional në vend.
Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale, duke theksuar nevojën për funksionimin e plotë dhe të qëndrueshëm të institucioneve të Kosovës.
Ajo ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i ka cilësuar si partnere strategjike të pazëvendësueshme të vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
