Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka gjetur parregullsi në rastin e Arlinda Zekajt

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka gjetur parregullsi në rastin e Arlinda Zekajt. Në raportin e kësaj ministrie thuhet se ka mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale. “Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, bën publike përmbledhjen e gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit të Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të së ndjerës A. Z. Raporti konstaton mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale. Për këto shkelje, Divizioni i Inspektimit i ka rekomanduar Kryetarit të Komunës së Pejës ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit, T. G., dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale, D. K., sipas përgjegjësive të tyre dhe procedurave ligjore” thuhet në mes tjerash në Raportin e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sipas OMK, gjatë viteve 2018 – 2026, nga Kosova janë larguar mbi 2 mijë mjekë e infermier ndërsa janë kthyer rreth 40

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se numri i mjekëve të kthyer në Kosovë …