Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në një panel diskutimi me temën “Kosova pas 16 shtatorit”, ai ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor, dhe ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e trupit gjykues. “Për të akuzuarin nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa me pas një trup gjykues përpara I cili jep siguri, siguri që po zbatohet ligji, siguri që është I aftë, që ka integritet. Ajo që unë kam parë në këtë rast është se trupi gjykues në sistemin e drejtësisë çfarë është gjykuar katërshja, barra e provës i takon prokurorisë, ai që të akuzon, gjyqtari është i heshtur, trupi gjykues është i heshtur, ai është neutral, ai balancon, ai dëgjon fakte dhe prova nga palët, mbrojtja në njërën anë dhe prokuroria në anën tjetër. Gjyqtari kurrë nuk merr një rol aktiv ndaj njërës apo tjetrës palë. I predispozuar trupi gjykues më shumë me ru, me mbrojt të drejtën e të akuzuarit se sa me ndihmu prokurorinë në sallë të gjyqit” theksoi mes tjerash kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
