Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Pas Alta Bankës dhe hyrjes së kapitalit serb në telekomunikacion, sot zbulojmë një tjetër çështje serioze: marrjen e kontrollit mbi Phoenix Pharma nga një biznesmen serb i industrisë së kazinove dhe basteve.
Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart.
Por për çfarë kompanie bëhet fjalë?
Vetëm gjatë vitit 2026 Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe klinikat e ndryshme, me vlerë që tejkalojnë shumat milioneshe, në Euro!!!
Vetëm për insulinat rreth 10 milion Euro!!!
Pra, institucioni që duhet të mbrojë konkurrencën ka miratuar kalimin e një furnizuesi me rol dominues në tenderët e insulinës nën kontrollin e një biznesmeni serb të lojërave të fatit.
Insulina nuk është biznes i zakonshëm. Është ilaç jetik dhe furnizimi me të është çështje e sigurisë shëndetësore të shtetit.
Prandaj, sot pyesim publikisht:
Kush e ka vlerësuar rrezikun për sigurinë e furnizimit me insulinë? Pse Komisioni e miratoi këtë përqendrim dhe a ka pasur ndikim politik në këtë vendim? Anëtari i VLEN-it në Komision Valon Elezi a ka pas njohuri?
Kërkojmë publikimin e plotë të analizës mbi të cilën është miratuar transaksioni dhe të të gjitha kontratave të insulinës për vitet 2025–2027.
Pas bankave dhe telekomunikacionit, tani shtrohet pyetja edhe për kontrollin mbi insulinën.
Bankat kanë të bëjnë me paratë tona. Telekomunikacioni me komunikimet tona. Por insulina ka të bëjë me jetën e njerëzve. Nëse ndodh që kjo kompani ka probleme në Serbi, a do të rrezikohet vendi sa i përket furnizimit me ilace dhe insulinë?
Me jetën e qytetarëve nuk guxon të luajë askush.

Kontrolloni gjithashtu

Mr.Sc.Refik Hasani

Refik Hasani: 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶 – 𝗦𝗳𝗶𝗱𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲𝘀𝘁 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲

𝑈𝑛𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑔𝑎𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑛𝑗ë 𝑙𝑖𝑠𝑡ë 𝑡ë 𝑝ë𝑟𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë𝑡 𝑝ë𝑟𝑚𝑒𝑠 “𝐾𝑜𝑎𝑙𝑖𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟”, 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑡𝑗𝑎 …