Kimberly West mirëpret aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin e dytë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të akuzuarve të tjerë për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë. Në një deklaratë të publikuar nga Dhomat e Specializuara, West ka vlerësuar se vendimi dhe dënimet e shqiptuara dërgojnë një mesazh për përgjegjësinë penale të personave që tentojnë të ndërhyjnë në proceset gjyqësore, të zbulojnë materiale konfidenciale apo të ndikojnë te dëshmitarët. “E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara, të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë te dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë, pavarësisht statusit apo postit të tyre”, ka deklaruar West. Ajo ka theksuar se veprimet e tilla cenojnë integritetin e procedurave gjyqësore, ndërsa ka bërë të ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Kurti përfitoi politikisht nga situata e ish-krerëve të UÇK-së

Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka …