Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shmangur komentimin publik të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
I pyetur nga gazetarët për vendimin e shpallur në Hagë të martën, Kurti nuk ka dhënë asnjë qëndrim, duke zgjedhur të mos komentojë për njërin prej proceseve gjyqësore që kanë nxitur reagime të shumta në Kosovë.
Ndërkohë, Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë dënuar Hashim Thaçin me 17 muaj burgim, pasi e shpallën fajtor për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Në të njëjtin proces, ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me një muaj burgim me kusht. Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.
Aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Christopher Gosnell në seancën e mbajtur më 17 nëntor në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
