Vëllai i Jakup Krasniqit mbetet pa e takuar, shpërthen në lot pas pamundësisë për ta përqafuar të vëllanë

Vizita humanitare e Jakup Krasniqit në Kosovë, e lejuar për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, është shoqëruar me emocione të forta familjare, por edhe me një moment veçanërisht të dhimbshëm: vëllai i tij, Daut Krasniqi, nuk arriti ta takonte pas një kohe të gjatë ndarjeje. Takimi me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kufizuar në rrethin e ngushtë familjar, ndërsa vëllai i tij nuk pati mundësi të ishte pjesë e këtij takimi. Pamjet e transmetuara nga mediat tregojnë Daut Krasniqin të përlotur, pasi mbeti pa mundësinë për ta parë dhe përqafuar të vëllanë. Në një prononcim për Klan Kosovën, i pyetur nëse kishte arritur ta takonte Jakup Krasniqin, ai u përgjigj shkurt dhe me emocione: “Nuk mujta me pa. Sen, sen s’di”. Kështu, një vizitë e mundësuar për arsye humanitare, krahas ribashkimit me familjarët e ngushtë, la pas edhe dhimbjen e atyre që nuk patën mundësi ta takonin.

Kontrolloni gjithashtu

Qeriqi: Kushtetuesja duhet të vendosë për veteranët brenda 9 ditësh

Xhevdet Qeriqi paralajmëron protesta: Nëse partitë nuk e votojnë Projektligjin për Gjykatën Speciale, do të ketë reagim në rrugë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka paralajmëruar protesta në rast se Projektligji …