Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vazhduar vizitën familjare, nën masa të rrepta sigurie nga forcat e EULEX-it, njësoj si gjatë ditës së parë. Dënimi prej 25 vjetësh burgim ndaj Jakup Krasniqit, pa u dëshmuar përgjegjësia e tij penale, mbetet një nga çështjet më të rënda dhe më të dhimbshme të këtij procesi gjyqësor. Ky vendim, i konsideruar i padrejtë dhe drakonik nga mbështetësit e tij, ka ngjallur reagime të shumta. Gjykata Speciale në Hagë brez pas brezi, do ta bartë njollën e rëndë mbi drejtësinë dhe mbi dinjitetin njerëzor.