Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar paqartësitë dhe veprimet e institucioneve politike lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e atyre që e sponsorizuan dhe të atyre që kërkuan tërheqjen e tij. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si është trajtuar kjo çështje, duke lënë të kuptohet se veprimet politike rreth ligjit po karakterizohen nga mungesa e qartësisë dhe e një qëndrimi të qëndrueshëm. “Duket hapur që sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe po ashtu tërheqësit e këtij ligji, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë. Qofsha gabim unë”, ka shkruar Haradinaj.vDeklarata e tij vjen në një kohë kur çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara po përcillet me shtyrje dhe mospajtime procedurale në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, qytetarët dhe familjet e ish-krerëve të UÇK-së presin që institucionet të qartësojnë qëndrimin e tyre dhe të marrin përgjegjësi për vendimet që lidhen me këtë çështje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
