Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot do të përfundojë vizitën disaditore në Kosovë, të cilën e realizoi për arsye humanitare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Jakup Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës në orën 14:00, ndërsa nisja me aeroplan special drejt Hagës është paraparë për në orën 15:00. Vizita e tij në Kosovë u shoqërua me emocione të shumta, takime familjare dhe interesim publik, por edhe me reagime lidhur me kufizimet e vendosura për takimet me familjarët dhe bashkëluftëtarët. Pas disa ditësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi do të rikthehet në Hagë, ku po mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
