Gjeneral Daut Haradinaj ka publikuar një mesazh me tone të thella emocionale kushtuar ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke shprehur respektin për jetën, sakrificën dhe kontributin e tij në rrugëtimin historik të Kosovës. Përmes fjalëve të tij, Haradinaj ka vënë në pah gjurmët që koha dhe rruga e vështirë e kombit kanë lënë në jetën e Krasniqit, të cilin e ka cilësuar si burrë të urtë dhe ideolog të shtetësisë së Kosovës. “Mjekrra e bardhë dhe rrudhat tua tregojnë rrugën e gjatë e të vështirë që e pati kombi ynë. S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu, Baca Jakup. Burri i urtë dhe ideologu i shtetësisë sonë”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
