Burim Ramadani

Burim Ramadani kritikon Qeverinë Kurti: Nga kriza në krizë, pa investime dhe pa plan zhvillimi

Deputeti i Aleancës , Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar krizën e energjisë elektrike si dëshmi të mungesës së punës dhe të planifikimit të ekzekutivit. Në një reagim të publikuar në Facebook, Ramadani ka numëruar një varg problemesh që, sipas tij, karakterizojnë qeverisjen gjashtëvjeçare të Kurtit, duke përmendur rritjen e çmimeve, mungesën e investimeve dhe gjendjen në arsim e shëndetësi.
Ai ka kritikuar gjithashtu kushtet e punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë dhe zjarrfikësit, si dhe ka ngritur shqetësimin për largimin e qytetarëve nga vendi dhe nepotizmin në institucionet publike. “Çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet. Nga kriza në krizë, pa ide për investime, pa plan për zhvillim”, ka shkruar Ramadani, duke e lidhur situatën energjetike me atë që e konsideron mungesë të një strategjie zhvillimore nga Qeveria. Reagimi i deputetit të AAK-së vjen në kohën kur furnizimi me energji elektrike dhe problemet në sektorin energjetik janë rikthyer në qendër të debatit publik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami paraqet dhjetë shtylla juridike për ankesën në rastin Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Arsim Bajrami ka publikuar një propozim juridik dhe profesional, përmes të cilit synon të kontribuojë …