Presidentja Shiroka-Pula nesër zhvillon vizitën e parë zyrtare në FSK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të vizitojë nesër, më 24 nëntor, Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në këtë institucion. Sipas njoftimit për media, vizita do të fillojë në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku presidentja do të pritet me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, presidentja Shiroka-Pula do të zhvillojë edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të marrin pamje filmike dhe fotografi vetëm gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentes nga komandanti i FSK-së.Vizita shënon paraqitjen e parë zyrtare të presidentes Justina Shiroka-Pula në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lëndohet rëndë një tjetër ushtar i FSK-së, shpërthimi i municionit ngre pikëpyetje për sigurinë në ushtri

Një tjetër pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar rëndë si pasojë e …