Shoqata Demokratike "Çamëria" me qendër në Holandë

Mërgimtarët shqiptarë në Gjenevë u informuan gjerësisht për rëndësinë historike të dosjes çame

Kryetari i  Shoqatës  Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Holandë, z.Festim Lato, dhe Kryetari  i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë  për Dortmund dhe Gjermani z. Ali Aliu , zhvilluan disa takime me mërgimtarët tanë në Gjenevë dhe Kantonin e Gjenevës, prej dates 29.09.2016 deri  me me datën 01. 10. 2016. Me këtë rast  z.Festim Lato i njoftoi mërgimtarët tanë për veprimtarinë e Shoqatës  Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, Kosovë, dhe Shqipëri, dhe rreth dorëzimit të dosjes çame. Mërgimtarët tanë në Gjenevë u informuan gjerësisht për rëndësinë historike të dosjes  çame, dhe 4 pikat e saj të dorëzuara në Prokurorinë Ndërkombëtare të Hagës, me 11 Shkurt të vitit 2016. Presidenti i Shoqatës Demokratike “Çamëria” dhe i Këshillave Ndërkombëtar të Çamërisë në Evropë dhe Amerikë, Kosovë dhe Shqipëri, u tha se ky vit për Shoqatën tonë dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, është vit për Çamërinë!  Kryetari i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë në Gjenevë, z. Fadil Selmani, i dha përkrahje Shoqatës Demokratike  “Çamëria”, dhe veprimtarisë së saj, dhe Këshilli Ndërkombëtar I Çamërisë për Gjenevë dhe Zvicërr, do të jetë në çdo veprimtari që organizon Shoqata Hollandë.

(Për Shoqatën Demokratike Shqiptare”Çamëria” dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, Rrustem Geci)

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …