Isa Mustafa

3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Evropë thotë ish-komunisti, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ish kuadër politik, komunist  në Kosovë, gjatë  kohës së sundimit komunizmit jugosllav, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe popullin gjerman. Duke i përcjell urimet e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës, ai ka folur lidhur edhe  lidhur me rëndësinë që ka për Kosovën, rajonin, Evropën dhe mbarë botën demokratike rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë. “3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Evropë dhe më gjerë. Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, u bënë simbol i Evropës së bashkuar dhe fitores përfundimtare të demokracisë perëndimore mbi sistemin utopik e shkatërrues komunist, që kishte okupuar vendet e lindjes, ka shkruar kryeministri Mustafa, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …