leoni

Vetëvendosja: Nxënësit serbë në Kosovë punojnë me plan-programet e Serbisë

Vetëvendosja: Nxënësit serbë në Kosovë punojnë me plan-programet e Serbisë

Grupi Parlamentar me mbështetje të Komitetit për Arsim dhe Kërkim Shkencor në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mbajtën sot debat në Kuvendin e Kosovës me temën “Kurrikula shkollore për nxënësit e komunitetit serb në Kosovë”, ku morën pjesë deputetë, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, ekspertë të arsimit e përfaqësues të tjerë. Në fjalën e tij, deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ismajl Kurteshi, theksoi që sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Ministria i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është përgjegjëse për çështje të arsimit në tërë Kosovë, por një gjë e tillë nuk respektohet në shkollat me mësim në gjuhën serbe. “Në këto shkolla punohet me kurrikulë serbe, tekstet shkollore shtypen në Serbi dhe në ato tekste nxënësit mësojnë se Kosova është krahinë e Serbisë dhe shqiptarët armiq të Serbisë”, tha midis të tjerash Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …