Slavko Simiq shefi i Grupit parlamentar i Listës Srpska, ka thënë se deputetë serbë në Parlamentin e Kosovës do të votojnë kundër projektligjit të propozuar për Trepçën. Simiq në deklaratën për agjencinë Beta ka vlerësuar se ky projektligj “në mënyrë perfide e ilegale përpiqet at nacionalizojë kombinatin Trepça”.”Kur është fjala për Trepçën, dëshirojmë që Prishtina të udhëhiqet me logjikën e konstruktivitetit dhe të refuzimit të çdo lloj tendencash e përpjekjesh të njëanshme për të ndryshuar të drejtat pronësore e të strukturat organizative”, ka thënë Simiq. Ai ka vlerësuar se këtë projektligj e sheh vetëm si problem politik.”Për këtë arsye do të ndërmarrim masa politike që ta përfshijmë bashkësinë ndërkombëtare, ta përfshijmë Beogradin e Prishtinën dhe kështu të nxisim dialog objektiv e konstruktiv, sepse të gjitha kapacitetet e Trepçës, edhe në veri e edhe një jug , janë resurset kryesore edhe për serbë e edhe për shqiptarë”, ka vlerësuar Simiq.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
