Brickos

Kosova në Shkodër sfidon Kroacinë, Shqipëria pret fitore në Vaduz

Kosova në Shkodër sfidon Kroacinë, Shqipëria pret fitore në Vaduz

Sonte zhvillohen nëntë takime të rrethit të dytë në tri grupe kualifikuese nga Zona e Evropës, të vlefshme për kampionatin botëror të futbollit “Rusia 2018”. Kosova e cila garat i nisi me barazim në Turku ndaj Finlandës (1:1)  e sfidon në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Kroacinë e cila gjithashtu ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Turqisë. (1:1).

Kroatët do të paraqiten pa lojtarët më të mirë Modriç dhe Rakitiç, derisa selektori i Kosovës, Albert Bunjaku është ne pozitë më të mirë pasi i ka në diskonim të gjithë futbollistët që kanë luajtur në ndeshjen e parë, përveç Alushin, mirëpo për herë të parë fanellën e Kosovës do ta vesh Arbër Zeneli që me mjaft sukses po luan këtë edicion në Hereneven të Holandës. Ndeshjen ne Loro Boriçi ku pritet të jetë i stërmbushur (kapaciteti afro 17 mijë ulëse) do ta gjykoj spanjolli, David Fernandez Borbalan.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria të paktën në letër ka kundërshtarë shumë më të lehtë, Lihtenshtajnin me të cilën takohen në Vaduz. Edhe kjo ndeshje fillon në ora 20.45 minuta ndërsa do ta drejtoj hungarezi Tamás Bognar. Shqipëria ndeshjen e parë e ka fituar në Shkodër ndaj Maqedonisë (2:1), ndërsa kryendeshja e grupit është sfida ndërmjet Italisë dhe Spanjës që zhvillohet në “Juventus Stadium” në Torino.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …