Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Për cilin konsensus flet Surroi?

Në demokraci konsensusi primar konsiderohet të jetë respektimi i rregullave të sjelljes brenda sistemit, për të gjithë akteret, gjersa të tjerët konsiderohen sekondarë a terciarë. Konsensusi dhe uniteti konsideroj të jenë dy gjëra të ndryshme.

Si duket dikujt “Ora” i është ndalur dhe tani në vend që ta kurdisë dhe rregullojë me saktësinë e ditës së sotme, po synon që gjithë shoqërinë  ta kthejë atje ku i është ndalur ora. Paraqitjet publike të Veton Surroit vërtetë na kthejnë mbrapa në kohën e ekzistencës së partisë Ora, në kohën e para shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku vendit i nevojitej uniteti veprues politik, na kthen tek proceset e kahershme të bisedimeve në Rambuje e Vjenë, sepse atje ka mbetur dhe ndalur, duke harruar se jeta në demokraci, në institucionet e dala nga zgjedhjet dallon, siç dallon konsensusi nga uniteti. Në demokraci konsensusi primar konsiderohet të jetë respektimi i rregullave të sjelljes brenda sistemit, për të gjithë akteret, gjersa të tjerët konsiderohen sekondarë a terciarë.

  1. Surroi, mos vallë ke harruar se në procesin e bisedimeve të Vjenës, arkitektë të tyre ishin Blerim Shala dhe Edita Tahiri. Asnjëri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Njëri madje drejtonte një subjekt opozitar, AAK-në. Epilogu i bisedimeve të Vjenës ka ardhur kryesisht prej këtyre njerëzve, që dikur i kishe miq dhe bashkëpunëtor në shumë procese.

Është e vërtetë që Demarkacioni e Asociacioni janë çështje të interesit shtetëror dhe gjithsesi se duan trajtim nga institucionet shtetërore. Së paku kështu na mëson demokracia.  Mendoj që koha e Grupeve të Unitetit është e përfunduar, gjersa debatet për këto çështje duhet zhvilluar në institucione. Fundja, konsensus nuk mund të arrihet me ato subjekte që kanë synime tjera që qojnë përtej shtetit të Kosovës.

Konfiguracionin i ri politik që ju e sugjeroni për ta tjekaluar të tashmin, ekskluzivisht varet prej votuesve. Dhe ai nuk zgjidhet në forma tjera, mbase siç do të kishit dëshiruar ju.

Pritja se Gjykata Speciale mund të krijojë teren të përshtatshëm për krijimin e një konfiguracioni të ri politik, duke aluduar në arrestime, është vërtetë jo morale. Vërtetë, është e pakëndshme që dikush në Kosovë dhe nga shqiptarët të arrestohej për periudhën e kohës së luftës, për çka edhe ka mandat kjo Gjykatë.

Kam bindjen që Surroi, konsensusin politik e konsideron vetëm nëse ai është pjesë e ekipit, ndryshe të tjerët nuk dinë. Është mirë që ai ta dijë rrugën se si të bëhet faktor dhe pjesë e proceseve politike. Formimi i partisë dhe dalja në zgjedhje apo kushtimisht inkuadrimi në jetën politike, është rruga e vetme që e sigurojnë këtë pozicion në Republikën e Kosovës.

Thirrja dhe fshehja pas emrit të ish presidentit Ibrahim Rugova, për të goditur të tjerët, i nderuar, nuk besoj që të bën nder. Së paku, kujtojeni kohën se si ish presidenti Rugova, ju trajtonte juve në trupin kordinues të partive shqiptare në ish Jugosllavi. Kujtojini arsyet pse e braktisët Partinë Parlamentare të Kosovës.

I nderuar, më së paku ju keni arsye për të qenë zëdhënës i LDK-së për vitet e nëntëdhjeta.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …