Kroacia e pamëshirshme ndaj Kosovës

Kroacia e pamëshirshme ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur bindshëm të enjten mbrëma në “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Kroacia me 0:6 në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për botërorin e vitit 2018 që mbahet në Rusi.

Kroatët demoluan mbrojtjen e dobët të Kosovës me tri golat e Mangjukiqit në pjesën e parë derisa në pjesën e dytë portën e Ujkanit e qëlluan edhe Mitroviq, Perishiq dhe Kaliniq.

Në dy takimet tjera të këtij grupi, Islanda në minutat shtesë e mposhti Finlandën (3:2) derisa takimi në Konia ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës u mbyll pa fitues (2:2).

Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvilloj këtë të dielen në Krakov të Polonisë kundër Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari në Pentagon, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për tranzicionin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare …