Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimit thotë se gjatë votimit të ligjit për Trepçën, deputetët e koalicionit qeveritar dhe të AAK-së e Nismës nuk votuan dy amendamentet e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i kishte vënë në dispozicion amendamentet për ta mbajtur Trepçën si ndërmarrje publike në pronësi të Republikës së Kosovës. Pastaj dikush prej tyre ka paturpësinë që ta akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se paska qenë kundër Ligjit për Trepçën. Ne ua vumë në dispozicion amandamentet, të cilat Trepçën do ta mbanin si nderrmarrje publike, në pronësi të Republikës së Kosovës. Ata i refuzuan me arrogancë. Ne ua dhamë amandamentet, por nuk mumd t’ua japim edhe gjithçka tjetër të nevojshme të cilën ata nuk e paten. Në këtë seancë, kishim rastin që ta benim një ligj që do ta mbronte Trepçën nga kushdo që pretendon ta përvetësojë përveç Republikës së Kosovës. E ardhmja do ta qartësojë edhe më shumë hilen e këtij pushteti rreth Trepçës, thotë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
TagRexhep Selimi Trepça Vetëvendosje
Kontrolloni gjithashtu
Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …