Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte në “Loro Boriçi” sfidon Spanjën

Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte në “Loro Boriçi” sfidon Spanjën

Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte në “Loro Boriçi” sfidon Spanjën, në kuadër të eliminatorëve për Botërorin e ardhshëm ‘Rusi 2018’. Futbollistët  shqiptarë në ndeshje me spanjollët e fuqishëm vijnë pas dy fitoreve radhazi kundër Maqedonisë dhe Litenshjtajnit. Arena e futbollit “Loro Boriçi” në Shkodër pritet të jetë e tëra kuqezi në përkrahje të futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Gianni de Biasin dhe futbollistët e tij i pret një ballafaqim shumë i fortë në duel me “Furinë e Kuqe” të cilën skuadra shqiptare synon ta ndalë. Tekniku italian është i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një ndeshje tejet e vështirë, por ai shpreson se djemtë e tij sonte do ta kenë një natë të mirë, ndërsa ka paralajmëruar formacion mbrojtës. Përballja Shqipëri-Spanjë nis në orën 20:45.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …