Spanja ka mundur Shqipërinë me rezultat 2:0

Spanja ka mundur Shqipërinë me rezultat 2:0

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”. Kuqezinjtë u mposhtën 0:2 nga Spanja në kuadër të rrethit të tretë të Grupit G kualifikues nga Zona e Evropës. Ekipi i Gianni De Biasit u mbrojt fuqishëm në pjesën e parë, por nuk arriti t’i bënte ballë sulmeve të spanjollëve në pjesën e dytë. Pas një gabimi të Etrit Berishës, Diego Costa realizoi për epërsinë e parë të Spanjës në minutën e 55-të. Tetë minuta më pas Nolito shënoi për 2:0 falë një solo-aksioni. Kjo fitore e çon Spanjën në krye të Grupit G me 7 pikë aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë. Nga një më pak kanë Shqipëria që është e treta dhe Izraeli në vendin e katërt.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …