Trepça

Vendimi për Trepçën ka nxitur reagime të fuqishme në veriun e Kosovës por edhe në Qeverinë e Serbisë

Vendimi i Kuvendit të Kosovës lidhur me Trepçën ka nxitur reagime të fuqishme në veriun e Kosovës por edhe në Qeverinë e Serbisë, të cilët pretendojnë se Trepça i përket vetëm atyre. Qeveritarë të lartë të Beogradit kanë paralajmëruar kërkesën për mbajtjen e një seance urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe negociata të reja në Bruksel. Edhe deputetët serbë kanë vendosur ta pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtën masë e kanë paralajmëruar se po e marrin edhe ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, e cila tani për tani  ka përjashtuar çfarëdo mundësie që “Trepça” të diskutohet në Bruksel, ashtu siç ka kërkuar pala serbe. Qeveria do të dialogojë vetëm  atëherë kur BE-ja do të kërkojë bisedime nga Prishtina zyrtare, sikur ka bërë vazhdimisht deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …