leoni

Tomisllav Nikoliq

Nikoliq: Serbia nuk guxon t’u bëjë lëshime shqiptarëve të Kosovës edhe me dorëzimin e Trepçës

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë se Serbia nuk guxon t’u bëjë lëshime shqiptarëve të Kosovës as kur është fjala për dorëzimin e Trepçës, as kur është fjala për Telekomin, sepse sipas tij, diku duhet të ketë kufij. Kjo që po bëjnë shqiptarët në Kosovë me Trepçën dhe Telekomin është grabitje, uzurpim dhe këtë nuk mund ta pranojmë”, ka thënë Nikoliq për mediet e Serbisë. Tashmë është prekur vija e kuqe, për çka pushtetit në Prishtinë, por edhe Bashkimit Europian, duhet t’i dërgohet mesazh i qartë. Iu kemi bërë  shumë lëshime shqiptarëve në Kosovë. Diku duhet të vihet kufiri. Prandaj nuk guxojmë të bëjmë lëshime as kur bëhet fjalë për dorëzimin e Trepçës, as kur është fjala për pasurinë e Telekomit.  Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime nëse Brukseli njëmend i shtron si kusht për vazhdimin e negociatave ka nënvizuar Nikoliq.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …