Dr. Kenan Kurtagiq, kandidat i LDSH-së në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Dr. Kenan Kurtagiq, kandidat i LDSH-së në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Dr. Kenan Kurtagiq, kandidat i Lidhjes Demokratike Shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Dr. Kenan Kurtagiq është njeriu i parë i cili po thyen  frikën ndër shqiptarët e Sanxhakut për vetë deklarim  të guximshëm së Ai dhe të gjithë si Ai janë shqiptarë etnik në këtë nën qiell shqiptar. Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe përpjekja e shqiptarëve që të janë të përfaqësuar dinjitetshëm në këtë shtet ka shty aktivist, njerëz të kulturës dhe shkencës që rreshtohen në Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve etnik nën Malin e Zi. Një befasi e këndshme , por shumë shpresëdhënëse është rangimi në ketë listë i Dr. Kenan Kurtagiqit, këtij mjeku të shkëlqyeshëm. Zoti Kurtagiq është pinjoll i familjes Kurtaga dhe trashëgimtar i denjë i dëshmorit të kombit Adem Nail Kurtagiq. Vet prezenca e Dr. Kurtagiq ne Listen e Lidhjes Demokratike Shqiptare është dëshmi e atdhetarisë dhe e guximit të zemrës shqiptare. Me qëndrimin e tij burrëror dhe njerëzor zoti Kenan ka bërë që frika nga të qenit shqiptar në trojet etnike në Mal të Zi e Sanxhak të mos jetë më tabu. Shprehja e të qenit ai çka je sot është më e domosdoshme se kurrë. Zoti Nikollë Camaj është më i fortë me zotin Kurtagiq me të cilin është në Listën e Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Me guxim rrethoni nr. 12 në këto zgjedhje.

Me guxim që të bëhemi faktor, e jo dekor !

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …