Visar Ymeri

Ymeri: Të ndërpritet dialogu, të zhvlerësohen vetëm aktakuzat e zyrtarëve të Kosovës në listat e Serbisë(!)

Deputeti, Visar Ymeri, në fjalën e tij para deputetëve ka veçuar se me draft-rezolutën e paraqitur, Kuvendi i Kosovës nuk është duke kërkuar lirimin e Nehat Thaçit, por se është duke e mohuar shtetësinë e Kosovës. Ymeri deklaroi se një rezolutë e Kuvendit sot do të duhej të votohej me këto kërkesa.“Së pari Kuvendi kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit. Të ndërpritet dialogu deri në lirimin e Nehat Thaçit, dhe zhvlerësimin e të gjitha aktakuzave (vetëm)  të zyrtarëve të shtetit të Kosovës që figurojnë në listat e Serbisë”, tha Ymeri, i cili problemin e qindra veteranëve të rrezikuar në pikëkalimet kufitare me vendet fqinje e ka reduktuar vetëm te zyrtarët e Shtetit, të cilët edhe ashtu kanë imunitet, për veç në ndonjë rast,  sikur është tani ky i zyrtarit të Policisë së Kosovë, Nehat Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …