Isa Mustafa

Mustafa: Në vitin e ardhshëm, Kosova do ta ketë buxhetin 2 miliard euro

Kryeministri, Isa Mustafa ka paralajmëruar se në vitin e ardhshëm, Kosova do të buxhetin 2 miliard euro. Ai ka theksuar se kjo do të bëjë Kosova të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind dhe shtoi se kjo ka ndodhur si pasojë e punës së tyre. Këto deklarata, kryeministri, Isa Mustafa i bëri në konferencën “Politikat  e Qeverisë për avancimin e statusit të gruas në shoqëri” të organizuar në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të  Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në konferencë po marrin pjesë, ministra, deputete të  LDK-së dhe 120 anëtare të strukturave të Forumit të Gruas të kësaj partie nga të gjitha degët.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …