Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Fatmir Limaj, është duke u persekutuar në vazhdimësi nga gjykatat vendore e ndërkombëtare

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është duke u persekutuar. Aktakuzat e ngritura kundër tij po bëhen me qëllim të njollosjes së luftës së UÇK-së. Akuza e re për të satën herë e dëshmon persekutimin e tij shpirtëror, madje për tërë familjen, persekutim dhe luftë të pa kompromis kundër UÇK-së nga Serbia me elemente shqiptarësh dhe të gjykuar nga miqtë ndërkombëtarë përmes Gjykatës Speciale për dënime speciale për komandantët dhe ushtarët e UÇK-së. Ne rastin e Masakrës serbe ne Burgun e Dubravës janë vrare 130 të burgosur shqiptarë brenda burgut nga Shteti Serb nga personat me emër e mbiemër nga Ministri, Zëvendës-ministri i Drejtësisë se Shtetit Serb, nga drejtori i Burgut, komandanti i burgut, gardianet dhe te burgosurit serb te cilët janë te lire dhe jetojnë ne Serbi ne mbrojtje te Shtetit serb dhe qe sa vite nuk ka asnjë arrestim apo gjykim  të  tyre, as nga Serbia, as nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …