Forcat Serbe

Rusia, Bjellorusia dhe Serbia fillojnë afër Beogradit manovrat e përbashkëta ushtarake, “Vëllazëria sllave 2016”

Agjencia ruse, “Sputnjik”, ka bërë të ditur se nesër në Serbi fillon ushtrimi ushtarak, “Vëllazëria sllave 2016”, në të cilën do të marrin pjesë oficerë dhe ushtarë nga Rusia, Bjellorusia dhe Serbia. Kjo manovër ushtarake me siguri se do ta hidhërojë edhe me tepër perëndimin, pas pranisë gjithnjë e më të madhe ushtarak të Rusisë dhe satelitëve të saj  kudo në botë. Manovrat ushtarake do të mbahen afër Beogradit dhe pritet të vazhdojnë deri më 15 nëntor të këtij viti. Shkaqet për mbajtjen e ushtrimeve ushtarake në Serbi kanë të bëjnë me afrimin e NATO-s  në kufijtë e shteteve me origjinë sllave, të cilët gjatë historisë e kanë ruajtur “vëllazërinë”  mes veti, duke u zgjeruar mbi tokat e popujve të Evropës,  si në të kaluarën ashtu edhe tani.  Ushtrimet luftarake të “Vëllezërve sllavë” janë mbajtur edhe në vitin e kaluar afër vendit të quajtur, “Novorosijska”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …