Ministri i FSK-së Demolli me komandantin, Rama, u priten takim nga atasheu amerikan i Mbrojtjes, kolonel Jeffry Fischer

Ministri i FSK-së Demolli me komandantin, Rama, u priten takim nga atasheu amerikan i Mbrojtjes, kolonel Jeffry Fischer

Ministri i FSK-së, Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë, Shkëlzen Sylaj, të shoqëruar edhe nga atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së, kolonel Jeffry Fischer, u pritën sot nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ministri Haki Demolli, para Komisionit Parlamentar të kryesuar nga deputeti Ilmi Reçica, kryetar i Komisionit, paraqiti një ekspoze të punës, planeve dhe objektivave të MFSK-së për zhvillimin, avancimin dhe transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.Ministri Demolli i njoftoi  deputetët e  Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me  aktivitetet e Forcë së Sigurisë, gjatë këtij viti, si në vend, rajon dhe më gjerë, përfshirë edhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetet tjera të NATO-s, ushtrimet e përbashkëta me KFOR-in, ushtrimet e përbashkëta në rajon si në Kroaci, Slloveni, Shqipëri e gjithashtu edhe  në Gjermani dhe Britani të Madhe, ku së fundi FSK-ja mori medalje të artë.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …