Brickos

Papunësia në Kosovë

Papunësia në Kosovë vlerësohet një prej faktorëve kryesorë që ndikon në rritjen e veprave kriminale

Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë, vlerësohet si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e veprave kriminale dhe shfaqjen e dukurive të tjera negative, Sipas sociologëve dhe psikologëve, shkalla e lartë e papunësisë ndikon sidomos te të rinjtë që të përfshihen në vepra të pamira. Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2015, niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 25.2 për qind. Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës të cilat iu dërgohen medieve, paraqiten raste të krimeve të rënda edhe shumë prej tyre u përkasin dukurive të vjedhjeve nëpër banesa, shtëpi private, në institucionet financiare, vjedhjen e veturave  dhe plaçkitjen e shitoreve e marketeve.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …