Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

Buxheti për vitin 2017, me mbi 2 miliardë euro, po komentohet ndryshe mes PDK-së e LDK-së

Zëvendës-ministrat në Ministrinë e Financave që u takojnë dy partive të koalicionit qeveritar, PDK-LDK, kanë paraqitur mendime krejtësisht të ndryshme rreth parashikimeve, ndarjes dhe planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm. Për zëvendësministrin e Financave nga radhët e Partisë Demokratike, Isni Kilaj, ky projektbuxhet është i fryrë në formë artificiale. Kurse, për zëvendësministrin e Financave nga Lidhja Demokratike, Agim Krasniqi, projektbuxheti është real dhe i dakorduar sipas standardeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Isni Kilaj thotë se rritja e buxhetit mbështetet në mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pastaj në burimet e huamarrjes së jashtme dhe në Letrat më Vlerë. Sipas tij, planifikimi buxhetor është bërë mbi gabime, pasi që mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk mund të barten, për shkak se nuk ka bazë ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …