Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht padisë së familjes Dehari kundër publikimit e paautorizuar të pamjeve nga burgu

Avokati i familjes Dehari, në rastin e vdekjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi sot ka dorëzuar padinë për publikimin e pamjeve mbrëmë në TV-Klan nga ndodhitë brenda burgut dhe korridorit ku ndodhej qelia e Deharit. Ai këtë e ka paralajmëruar menjëherë pas publikimeve të pamjeve. Sot menjëherë Prokuroria e Shteti ka filluar hetimin e personave, prej të cilëve kanë rrjedhur pamjet. Nëpërmjet një postimi  Gashi bën të ditur se prokurori i shtetit, Besim Kelmendi i ka dhënë përgjigje pozitive për kallëzimin penal që ai e paraqiti në prokurori, në emër të familjes Dehari. Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës, për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht, ka njoftuar Gashi. Nuk është kjo hera e parë të Klani i Baton Haxhiut, i mikut të kriminelit antishqiptar, Stanishiq linçon familjet liridashëse të Kosovës, të burgosurit politik dhe kreun e UÇK-së, përveç segmentit qeveritar i cili  e financon. TV-Klan, Insajder, Portali Ekspres Indexonline etj, janë mediet kriminale të grupeve dhe klaneve politike antishqiptare, të financuara nga bosët e krimit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …